Presidenti Meta vlerëson Ambasadoren e Republikës Helenike, Sh. S. Znj. Eleni Sourani me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

vull

Në një ceremoni të veçantë, të zhvilluar në mjediset e Institucionit të kreut të shtetit, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta dekoroi Ambasadoren e Republikës Helenike, Sh. S. Znj. Eleni Sourani, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Në prani të shumë ambasadorëve dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, të ish-ministrave të Jashtëm dhe diplomatëve shqiptarë dhe personaliteteve të ndryshme të fushës, Presidenti i Republikës i dorëzoi Ambasadores Sourani titullin e lartë me motivacionin:

Në vlerësim të veprimtarisë së spikatur diplomatike dhe kontributit të çmuar për avancimin e gjithanshëm dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helenike, në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy popujve tanë fqinj, si dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë”.

 

Në fjalën e rastit, Presidenti i Republikës u shpreh ndër të tjera se: “Shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj, ndaj na duhet të jetojmë dhe të punojmë së bashku për paqen, prosperitetin, stabilitetin në vendet tona dhe në mbarë rajonin, si dhe për të ardhmen e përbashkët në Europën e Bashkuar”!

Next Post

Ndërron jetë nëna e prokurores Katica Jeneva

Mëngjesin e sotëm në Gjevgjeli ka ndërruar jetë e ëma e prokurores speciale Katica Janeva, raportojne mediat maqedonase, pak pas lajmit se Janeva eshte arrestuar.   Duke u përgjigjur pyetje të gazetarëve në pres konferencë, prokurorja Villma Ruskoska tha se kjo nuk do të ndikojë mbi kërkesën e saj për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: