Presidenti serb: Deri sot në orën 12:00. Kryeministri Haradinaj: Nuk e heq taksën!

vull

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i ka dhënë afat deri sot Qeverisë së Kosovës ta heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, në të kundërt,  ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj vendit.

Por ministri i Tregtisë, Endrit Shala, i ka thënë “Zërit” se taksa nuk hiqet pavarësisht kërcënimeve nga shteti fqinj.

Sot skadon ultimatumi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç drejtuar autoriteteve kosovare që ta heqin taksën 100 për qind, në të kundërtën ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj vendit. Pavarësisht kësaj, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës janë të vendosur të vazhdojnë me aplikimin e taksës ndaj mallrave serbe dhe të atyre boshnjake.

Ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Endrit Shala, ka deklaruar dje për gazetën “Zëri” se taksa do të mbetet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Arsyet se pse e kemi vendosur taksën kanë qenë pikërisht pengesat që Serbia e Bosnjë-Hercegovina i kanë shkaktuar ekonomisë kosovare. Për këtë ne kemi vendosur taksën dhe ajo duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi derisa të eliminohen arsyet, të cilat e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës të marrë një masë të tillë, edhe arsyet ekonomiko-politike”, ka thënë Shala për “Zërin”.

Next Post

Zbulohet shtëpia e Rita Orës në Prishtinë, ja si duket vila e saj

Vera Ora, nëna e këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar fotografinë e shtëpisë së tyre në Prishtinë. “Shtëpia është aty ku është zemra. Ani pse jetojmë në Londër është shumë e rëndësishme për neve dhe fëmijët tonë të kemi mundësi të vizitojmë vendlindjen, Prishtinë, Kosovë”, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: