Presidenti Thaçi mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Maqedonisë Veriore, e ftoi për vizitë zyrtare në Kosovë

vull

Presidenti Thaçi pasi e ka uruar për detyrën e re presidentin Pendarovski, e ka ftuar atë që të punojnë së bashku për thellimin e bashkëpunimit rajonal.

“Presidentit të zgjedhur të Maqedonisë Veriore dhe qytetarëve të Maqedonisë Veriore ua uroj marrjen e detyrës së presidentit edhe formalisht. Mirëpres bashkëpunimin drejt integrimit euroatlantik të vendeve tona”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi e ka ftuar presidentin e ri Pendarovski për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në ceremoninë e inaugurimit, presidenti Thaçi takoi edhe presidentin Ilir Meta të Shqipërisë, presidentin Rumen Radev të Bullgarisë, presidentin Aleksandar Vuçiq të Serbisë dhe zyrtarë të lartë të shteteve tjera që morën pjesë në pritjen e organizuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore. Në të gjitha këto takime u theksua nevoja për marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim ndërfqinjësor për të përshpejtuar integrimin e tërë rajonit në Bashkimin Evropian.

Next Post

Ali Ahmeti: Vështirrësitë e këtyre zgjedhjeve u tejkaluan nga organizimi dhe përvoja e fortë e shefit të shtabit qëndror Izet Mexhiti

Në emisionin “Byro Politike”, televizioni ABC News i ka kushtuar vëmendje zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje të drejtpërdrejtë për emisonin Byro Politike ka qenë dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Mes tjerash lideri Ali Ahmeti tha: “Pavarësisht që elektorati i BDI-së e mbështesnin si […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: