Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ngushëllon familjet për aksidentin tragjik në Tetovë

vull

Presidentja Osmani ngushëllon familjet, homologun Pendarovski dhe kryetaren e Tetovës për aksidentin tragjik në Spitalin Covid të Tetovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëluar familjet, Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryetaren e Tetovës, znj.Teuta Arifi për viktimat nga zjarri në Spotalin Covid të Tetovës.

“E prekur thellësisht nga aksidenti tragjik në Spitalin Covid të Tetovës, jua përcjellë ngushëllimet e mija familjeve që humbën më të dashurit, Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe kryetares së Tetovës, znj.Teuta Arifi.

Në këto çaste të dhimbshme bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit dhe lutemi për shërim të shpejtë të të  lënduarve!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani.

Next Post

Taravari : Dorëheqje!

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari i bëri thirrje Qeverisë të japë dorëheqjen përmes Facebook pas aksidentit të tmerrshëm të djeshëm në spitalin modular të Tetovës që u dogj për tokë. Sipas informacioneve të fundit zyrtare, 14 persona humbën jetën nga zjarri në spitalin modular covid. Prokuroria informon se po punohet për identifikimin e të ndjerit, por […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: