Prof. Dr. Adnan Ismaili – panelist në debatin universitar për arsimin në Çanakala

vull

Gjatë ditëve të shënimit të 104-vjetorit të çlirimit të Çanakalasë, që u zhvilluan më 18-19 mars, në Universitetin “18 mars” të Çanakalasë u organizua një debat me temë “Perspektiva e arsimit të lartë dhe e ardhmja e Turqisë dhe e Ballkanit”.Në mesin e personaliteteve të larta akademike të vendeve të ndryshme të botës, Universitetin e Tetovës e përfaqësoi, Prof. Dr. Adnan Ismaili, profesor dhe shef i degës së Filologjisë Orientale në UT.

Ai foli në temën “E ardhmja e Turqisë dhe e Ballkanit përmes një arsimi sipëror cilësor”. Gjatë diskutimit të tij, ai shprehu kënaqësinë nga pjesëmarrja në debat dhe në ngjarjet e përvjetorit, për çka tha se: “Duke i vizituar varrezat e dëshmorëve të Çanakalasë, të ardhur nga Shkupi, Janina, Sarajeva e Shkodra, është e pamundur të mos emocionohesh.” Ndërkaq, në lidhje me temën ai shtoi se: “Turqia me shkëputjen e saj njëshekullore nga aktivitetet arsimore në Ballkan ka një vonese të madhe, andaj do të duhet të diskutohet rreth asaj se si mund të plotësohet kjo zbrazëtirë dhe si të gjenden zgjidhje të reja”.Kjo temë zgjoi interes te studentët e shumtë, të pranishëm në këtë debat, si dhe te stafi akademik i universitetit, që e ndoqi me admirim debatin.Në të vërtetë, prof. Ismaili ishte mysafiri i vetëm protokollar i ftuar nga Maqedonia e Veriut në këtë përvjetor, ndërsa në ceremoninë përkujtimore (më 18 mars) morën pjesë edhe personalitete të larta të jetës politike e publike të shumë vendeve të botës, të cilëve iu drejtua Presidenti i Republikës së Turqisë, R.T. Erdogan. Prej trojeve tona mysafirë ishin edhe Fatmir Limaj – zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës, Bekim Jashari – i biri i dëshmorit Hamzë Jashari dhe kryetar i Komunës së Skënderajit.

Next Post

TRIBUNA E RE E STADIUMIT TË KF SHKUPI SË SHPEJTI REALITET, GANIU REALIZOI TAKIM PUNE ME PËRFAQËSUESIN E LARTË TË UEFA-së TIERI FAVRE DHE KRYETARIN E FFM-së MUHAMED SEJDINI

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Zëdhënësi i Komunës Kushtrim Alla realizuan takim pune me përfaqësuesin e lartë të UEFA-së, njëherit edhe udhëheqësin e programit “Hat Trick” z. Tieri Favre, kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut z. Muhamed Sejdini dhe Sekretarin e Federatës z. Filip […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: