Pse duhet ta votojmë Partinë për Drejtësi Integrim e Unitet, në këto zgjedhje. Nga Hekuran HALILI

Arvanit Cameria


1.Votuesi shqiptar i çfardo krahine qoftë, duhet ta votojë si Parti me një Program  të qartë Kombëtar , bashkëkohor , i mbështetur në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, pjesë e rëndësishme e të cilit është edhe  problemi çam, program që e shpalosi në këtë fushatë, si askush parti tjetër.

2. Votuesi me origjinë nga Çamëria duhet ta votojë si forcën  politike përfaqësuese  të tij, pamvarsisht bindjeve politike te veta, të majta, të djathta, apo pa parti, ta votojë si Parti e lindur nga Shoqëria Çamëria , nga bijtë e bijat e saj,  në vitin 2004, kur pa që çështja  çame nuk po gjente mbështetjen e duhur  nga politika shqiptare.

3. Një parti e fortë e jona,  P.D.I.U. , do të jetë  në parlamentin shqiptar një zë i fortë në mbrojtje të interesave Kombëtare, të Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë. Malit të Zi,    Çamërisë, të shqiptarëve kudo që punojnë e jetojnë në botë.

4. Ajo do jetë një mbështetëse e fortë e reformave për integrimin e Shqipërisë    Bashkimin Europian, sepse  vetëm duke u integruar në Europë, problemet që historia i ka lënë kombit shqiptar, përfshirë edhe atë çam, do t’u  afrohet ditës së zgjidhjes së tyre.

5. Partia për Drejtësi Integrim e Unitet  me politikat e saja nuk do të sjellë asnjë shqetësim në mardhëniet me fqinjët tanë . Asnjë parti  asnjë komunitet nuk e do miqësinë  e shëndosh , mbi bazën e reciprocitetit dhe dinjitetit kombëtar, mes   Shqipërisë e  Greqinë,  se sa  ai çam. Ne jemi të bindur që në kuadrin e miqësisë dhe bashkëpunimit mund të zgjidhen problemet me fqinjët, që nga heqia e ligjit të luftës e deri tek zgjidhja përfundimtare e problemit çam, pa bërë asnjë lëshim apo deformim  të programit të shoqatës Çamëria që në themelimin e saj në vitin 1991.                                                                                                                                                                                                   Zgjidhja e problemit çam , pa ndrrim kufinjsh, në kuadër të të drejtave të njeriut, do të sjellë ndërtimin  e këmbës së dytë të miqësisë mes dy vendeve tona , mbasi ura me një këmbë nuk ka.

6. Partia për Drejtësi  Integrim e Unitet,  nisur nga eksperienca e hidhur e marrdhënieve me partite  e tjera në të kaluarën , që e duan votuesin çam  dhe partinë tonë vetëm për vota dhe pastaj e harrojnë, ka nxjerrë mësimet  dhe i bashkohet koalicionit me Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim,  me një marrëveshje para zgjedhore,me angazhime dhe detyrime reciproke ,në se Partia Demokratike do t’i fitojë këto zgjdhje, marrëveshje e cila tani është bërë publike  e firmosur  nga dy kryetarët e partive, Zoti Lulzim  Basha dhe Zoti Shpëtim Idrizi.

7.Për këto e shumë të tjera arsye ,votuesi shqiptar i çdo krahine, por veçmas ai me origjinë nga Çamëria , duhet të votojë në :

– Në qarkun e Tiranës:  Nr. 9  vertikalisht, P.D dhe Aleanca për ndryshim, dhe po  tek Nr. 9 , horizontalisht ,përsëri , ose  Nr.9 ,(Shpëtim Idrizi) ose  Nr.12,( Mesila Doda), dy përfaqësuesit  e P.D.I.U-së në koalicion, por jo të dy njëherësh,se vota për kandidatin për deputet shkon dëm.

Në qarkun e Vlorës : Nr. 9 vertikalisht P.D. dhe Aleanca për ndryshim,  dhe  po tek Nr.9 , horizontalisht Nr.5 ( Gëzim Ademaj), përfaqësuesi i P.D.I .U-së në koalicion.

-Në qarkun e Fierit: : Nr. 9 vertikalisht dhe  po tek Nr.9 , horizontalisht Nr.5 ( Nustret Avdulla) ,përfaqësuesi i P.D.I.U-së në koalicion.

-Në qarkun e Durrësit : Nr.9  vertikalisht dhe po  tek Nr.9 , horizontalisht Nr. 10 ( Florian Tahiri) ,përfaqësuesi i P.D.I.U –së në koalicion.

– Në qarkun e Elbasanit : Nr.9 vertikalisht dhe  po tek  Nr.9 , horizontalisht Nr. 9 (Lumturi Hasa) , përfaqësuesja e P.D.I.U.-së në koalicion.

Urime për fitore! Zgjedhje të qeta, të ndershme dhe me logjikë të ftohë, jasht interesave të vogla. Për Çamërinë, për Shqipërinë!   

                                               Faleminderit!

 

Next Post

Zëvendëskryeministri Dimitrov për vizitë në vendet baltike Letoni dhe Lituani

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov me 22 dhe 23 prill (e enjte dhe e premte) për vizitë pune do të qëndrojë në Rigë dhe Vilnius. Në kuadër të vizitës së nesërme në Letoni, parashihet që Zëvendëskryeministri Dimitrov të mbajë takime me Ministrin për Punë të Jashtme Edgars […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: