Pse u ftua Nano në Kongresin e PS? Ish-ministrja zbulon arsyen

vull

Ftesa e Edi Ramës drejtuar liderit historik të socialistëve, Fatos Nano, për të marrë pjesë në punimet e Kongresit të PS, ishte e papritur.

Por pse kryeministri vendosi të ftojë parardhësin që dëboi nga partia 14 vite më parë?Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, përpiqet të rrëfejë të vërtetën e motivit të Ramës.

Ajo tha se Nano është një figurë historike e PS dhe ndaj ka marrë ftesë. “Fatos Nano është një figurë politike historike për Partinë Socialiste. Ne nuk kemi ftuar vetëm atë, por më herët ka qenë i ftuar edhe shkrimtari Dritëro Agolli, figura historike si Servet Pëllumbi etj., të cilët kanë dhënë kontribut të madh në PS”, tha ajo për News 24.

Next Post

Zhduket një burrë në ujërat e Vardarit në Gostivar

Pjesëtarët e policisë dhe zjarrfikësit më shumë se tre orë janë në kërkim të një burri që ka rënë në ujërat e Vardarit në dalje të Gostivarit. Një qytetar nga Gostivari ka denoncuar në polici se rreth orës 16 në afërsi të fshatit Mallo Turçane ka vërejtur një trup burri, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: