Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Publikohet video e serbëve që blenë emblemat e UÇK-së në Prishtinë, një nga ta i dyshuar për lidhje me Rusinë

1 min read

Policia e Kosovës ditën e shtunë kishte arrestuar tre serb nga qyteti i Nishit të cilët ishin kapur duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së.

Emisioni RTV Dukagjini në Kosovë ka zbuluar skenarin se si serbët tentuan të blejnë disa uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së por pasi kanë vërejtur pjesëtarët e policisë kanë blerë vetëm emblemat e UÇK-së.

Sipas RTV Dukagjinit skaneri ka qenë që emblemat të vendosen në gjepat e uniformave ushtarake që të mos kishte dyshime se ato janë inskenuar nga Beogradi.