Qëndresa Sadriu, me sukseset e saj Zvicër, e bëri krenar Gjilanin dhe Republikën

vull

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e zgjedhjes së gjilanases Qëndresa Sadriu si deputete në kantonin e Syrihut, e ka përgëzuar atë dhe familjen Sadriu, duke thënë se me sukseset e saj e ka bërë krenar Gjilanin dhe Republikën.

“Po më gëzojnë jashtëzakonisht shumë sukseset e rinisë shqiptare në perëndim, në veçanti suksesi i gjilanases Qëndresa Sadriu, e cila u zgjodh deputete në kantonin më të madh në Zvicër, Zurich. Me këtë triumf, ajo e bëri krenar Gjilanin dhe Republikën, duke qenë modeli më i mirë. I uroj suksese në këtë legjislaturë”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, Qëndresa Sadriu, si përfaqësuese e Partisë Socialdemokrate, u zgjodh deputete në Parlamentin e Kantonit më të madh të Zvicrës, në atë të Zurich, njëherit edhe kryesuese e Kuvendit të Komunës Glattbrug.

Next Post

Komuna e Studeniçanit dhe Komuna e Rahovecit (Kosovë) bashkpunojnë për aplikim të përbashkët në programin për bashkpunim ndërkufitar

Sot, 27/03/2019, një delegacion i Komunës së Studeniçanit në përbërje të vet kryetarit z. Azem Sadiku, kryetarit të Këshillit z. Regaip Mustafa dhe sekretari i Komunës z. Burhanedin Nuhiju, qëndroi në vizitë një ditore në Republikën e Kosovës, ku u pritën nga nën kryetari i Komunës së Rahovecit z. Fatmir […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: