Qeveria miraton raportin e DASh-it për të Drejtat e Njeriut

vull

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar raportin për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Qeveria ka miratuar këtë raport, ndërkaq që u tha se do të raportohet veç e veç për veprimet e marra nga dikasteret.

Me këtë rast, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se janë ndarë kategori të cilat institucionet duhet t’i trajtojnë me kujdes.

“Kemi nda disa kategori temat për të cilat mendojmë që kanë më rëndësi që institucionet me i trajtuar me kujdes, qëllimi i kësaj është rënia dakord e neve për zbatim për të gjeturat që janë identifikuar mi miratuar me veprime”, tha ai.

Haradinaj tutje tha se në lidhje me këtë duhet të raportohet çdo tre muaj për veprimet e ndërmarra në lidhje me të gjeturat.

Raportimi me ndodh çdo 3 muaj dhe të gjeturat e veprimet që paraqiten me i miratuar sot, raportimin për veprimet e ndërmarra me i raportuar çdo 3 muaj”, u shpreh Haradinaj.

Kujtojmë se në raportin e DASH-it ishte theksuar se në Kosovë ka shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe vërejtje tjera në fushën e sundimit të ligjit.

Next Post

Protestat dhe revolta popullore nuk do të ndalen, të enjten rrethohet Parlamenti ilegjitim

Protestat dhe revolta popullore nuk do të ndalen. Vendimi ëhstë marrë dhe protesta tjetër e fortë e opozitës do të jetë me të enjten e 21 Marsit. Ajo çfarë pritet të ndodhë është një tjetër rrethim i Parlamentit ilegjitim. Partia Demokratike do të organizojë ditën e enjte një protestë para […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: