Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Rakiq: Ambasadorët e Kuintit na kanë thënë të pranojmë pavarësinë e Kosovës VIDEO

2 min read

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se ai dhe katër kryetarë komunash nga veriu i Kosovës janë takuar me ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe se në atë takim kanë dëgjuar prej tyre se vendet e tyre mbështesin pavarësinë e Kosovës  dhe lëvizjet e Prishtinës.

Ai thekson se kanë rënë dakord që seanca të mos jetë e hapur për publikun, por për shkak të peshës dhe seriozitetit të mesazhit që kanë marrë, kanë përgjegjësi morale, njerëzore, politike dhe çdo tjetër për të shpjeguar dhe informuar popullin dhe publikun çfarë u diskutua në atë takim, i cili zgjati më shumë se dy orë.

“Vendet e tyre e mbështesin pavarësinë e Kosovës, prandaj edhe ata si përfaqësues të vendeve nga vijnë e mbështesin pavarësinë, absolutisht i përkrahin vendimet që merr Prishtina, e në veçanti nënvizuan dhe theksuan se mbështesin vendimet e Prishtinës për tabelat dhe hyrjen të një lloj dokumenti hyrje-dalje”, tha ai dhe shtoi se i referohen faktit që Prishtina e ka bërë në përputhje me ndonjë marrëveshje.

Ai po ashtu ka thënë se po dëgjohet se atyre që jetojnë në Kosovë e Metohi do t’u lëshohet një dokument që do t’u lejojë të qëndrojnë në Kosovë e Metohi për 90 ditë.

“Fëmija im duhet të kalojë kufirin, dmth një kalim administrativ çdo 90 ditë. Tani duhet të pranojmë që jemi të huaj atje. Baballarët tanë, gjyshërit… disa prej nesh duan të bëhen të huaj, ose të na asimilojnë. Ose të na dëboni nga vatrat tona shekullore tha Rakiq.