Ramush Haradinaj e Jakup Krasniqi intervistohen sot në Hagë

vull

Kryeministri i Kosvës në dorëheqje, Ramush Haradinaj do të merret so në pyetje nga Gjykata Speciale.

Mësohet se seanca e pyetjeve do zhvillohet në orën 09:30, në Hagë, në pyetje do të merret edhe Jakup Krasniqi, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës.

Pritet që policia holandeze të shtojë prezencën në perimetrin e tribunalit pasi mund të organizohen protesta nga komuniteti shqiptar që jeton në këtë shtet.

Shukri Buja, një tjetër ish-drejtues i UÇK-së, është intervistuar sot. Atij i janë lexuar pyetjet nga prokurorët, por ka refuzuar të përgjigjet. Buja nuk është pyetur për çështje të veçanta, por për rolin e zinxhirit komandues në luftë.

Gjykata Speciale është ngritur për të hetuar raportin e Dick Marty, ku pretendohet për krime ndaj serbëve gjatë luftës së Kosovës. Ndonëse kjo gjykatë vepron në bazë të ligjeve kosovare, selia e saj është vendosur në Hagë.

Next Post

Han dhe Riker këtë javë në Shkup!

Eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, të enjten do të vizitoj Shkupin. Në kuadër të vizitës së tij, ai do të takoj edhe kryeministrin e vendit, Zoran Zaev me të cilin është parashikuar edhe konferencë e përbashkët për media pas përfundimit të takimit. Han do të takohet edhe me përfaqësuesit e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: