Ramush Haradinaj: Gjashtëdhjetë vite më parë, ndërroi jetë Naltmadhnia e Tij, Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve

vull
Status nga Kryetari i AAK-së, Haradinaj:
Ahmet Zogu, udhëhoqi kryengritjen në Mat, me qëllim të pavarësimit të vendit si dhe mori pjesë në luftërat ballkanike, në tentim të ruajtjes së tërësisë së territoreve shqiptare.
Pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ai vazhdoi aktivitetin politik e ushtarak në shërbim të Atdheut, të cilit i shërbeu si komandant operacionesh luftarake në mbrojtje të territorit, ministër i brendshëm, kryeministër, deputet, president e më pas Mbret.
Politikan i shkëlqyer, ushtarak e strateg, ai mbetet në histori si themelues i shtetit modern shqiptar.
Kam pasur rastin të njihem me Naltmadhninë e Tij Leka I Zogu, miqësi që e kam vazhduar edhe me Princin e Kurorës, LTM Leka II Zogu.
Në këtë ditë përkujtimi, motivohemi me atdhedashurinë e atyre që në momentet vendimtare, me shumë mund e sakrifica i dhanë rrugë konsolidimit të shtetit, institucioneve, Ushtrisë dhe bashkimit të shqiptarëve.
Next Post

Më 9 prill 1961 NMT Mbreti Zog ndërroi jetë në moshën 66 vjeçare. Sot, 60 vjet më pas, familja jonë kujton me nderim jetën dhe veprën e tij në shërbim të Kombit.

Bashkëngjitur mund të gjeni një jetëshkrim të përmbledhur për njeriun që jetoi me një thënie në zemër: ”Atdheu mbi të gjitha” Ahmet Zogu lindi në Burgajet të Matit më 8 tetor 1895. Ai ishte djali i Xhemal Pashë Zogollit dhe Sadije Toptanit. Familja Zogolli për 500 vjet ishin udhëheqësit e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: