Rekrutët e rinj nisin Stërvitjen Individuale Bazë në Bunavi

vull

133 djem dhe vajza nisën Stërvitjen Individuale Bazë (SIB) në Shkollën e Trupës Bunavi, pasi kaluan testimet fizike, psikologjike dhe intelektuale pranë Qendrës së Personel – Rekrutimit.

Programi i Stërvitjes Individuale Bazë zgjat 10 javë dhe është e ndarë në 3 periudha: atë jeshile, blu dhe të kuqe, e cila konsiderohet edhe si periudha më e vështirë.

 

Rekrutët e rinj u mirëpritën nga komandanti i Shkollës së Trupës, kolonel Ardian Lulaj, përpara se të njiheshin me programin, rregullat dhe oraret nga instruktorët e shkollës.

Stërvitja Individuale Bazë konsiderohet si porta hyrëse për çdo të ri në Forcat e Armatosura dhe njëkohësisht, edhe si shkolla e parë e edukimit ushtarak, përmes së cilës realizohet shndërrimi nga civil në ushtarak.

 

Mes rekrutëve të ardhur nga të gjitha krahinat e Republikës së Shqipërisë, janë edhe 12 vajza.

Pas përfundimit me sukses të kësaj stërvitjeje intensive, rekrutët do të betohen dhe më pas do të shërbejnë në reparte të ndryshme të Forcave të Armatosura.

 

Next Post

Çeliku pjesëmarrës në manifestimin tradicional “Vjelja e mollës prespane 2019”

“Me manifestimin tradicional “Vjelja e mollës prespane 2019”, i cili po mbahet nga data 26-27.09.2019 në qytetin e Resnjës filloj vjelja e sivjetme e mollave në rajonin e Resnjës. Këtë vitë pritet të ketë një prodhim të mirë të mollës e cila është e kualiteti të lartë.” – shprehet Çeliku […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: