Reshje bore në Xibër, bllokohet qarkullimi në rrugën e Arbrit

vull

Prej pak orësh kanë nisur reshjet e borës në lartësinë mbi 900 metra mbi nivelin e detit në Qarkun e Dibrës.

Kjo ka bërë që reshjet të paralizojnë qarkullimin e automjeteve drejt Tiranës nëpërmjet rrugës së Arbrit.

Trashësia e borës në bypassin e Murrizit ka arritur në 15 cm duke bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve dhe të detyrojë autoritetet të bllokojnë hyrjen e automjeteve në fshatin Fshat në Klos dhe Bastar i Mesëm në Tiranë.

Në rrugë janë mjetet borëpastruese të firmës, por për shkak të reshjeve që vazhdojnë pastrimi total i rrugës është i pamundur.

Next Post

Edwini nuk ndalet, ja si e vjen në projektin e ri

Rep artisti shqiptarë Edwini i cili jeton dhe vepron ne Bronx te SHBA-ve është reper i ri por me potencial shumë të lartë! Zeri i tij po vlersohet të jetë zë karakteristik ku shumë reper tjerë e kanë lakmi! Edwini mirret me hip hop afro 6 vite! Arsyea e kyqjes […]

Subscribe US Now