Rrëshqitje masive e gurëve në Rrugën e Arbrit, këshillohet të bëhet kujdes

vull

Aksi rrugor Qaf Bualli – Bulqizë vijon të jetë problematik. Në këtë segment rrugor, pjesë e rrugës së Arbrit ka rënie të vazhdueshme të gurëve.

Situata më problematike është bërë gjatë këtyre ditëve ku ka patur edhe reshje shirash e ngrica. Masive gurësh përfundojnë çdo minut në rrugë, duke u bërë burim aksidenti për të gjithë drejtuesit e mjeteve që e përdorin këtë aks rrugor.

Gurët vazhdojnë të shkëputen nga shpati i rrugës dhe përfundojnë në trasenë e saj ndonëse më pas largohen nga punëtorët e firmës. Përfaqësues të firmës mirëmbajtëse të këtij aksi rrugor nacional thonë se problemi duhej zgjidhur që me ndërtimin e rrugës, pasi duhet të ishte vendosur patjetër rrjetë në shpatin e malit që do të pengonte shembjen e gurëve.

Situata pritet të bëhet akoma më problematike në ditët në vijim pasi sinoptikanët kanë parashikuar shira me intensitet të lartë në Qarkun Dibër.

Next Post

Rrugëtimi i suksesit i Jeton Kadriut “DJ Dark Child”

Nga Ermira B., Nju Jork   DJ i mirënjohur shqiptar Jeton Kadriu në profesionin e tij njihet me emrin “DJ Dark Child”. Ai ka patur shumë sukses si në bashkëpunime me artistë shqiptarë dhe botërorë me renome, por edhe në këngët e punuara së fundmi në të gjitha platformat muzikore. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: