Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Rrufeja e godet aeroplanin e Daçiqit derisa udhëtonte në Lubjanë

1 min read

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Serbisë dhe ministri i jashtëm Ivica Daçiq ishte nisur me aeroplanin e qeverisë “Falcon” në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë kur aeroplanin ku ai gjendej e goditi rrufeja, transmeton RTS.

 

Aeroplani ateroi i sigurt në aeroportin e Lubjanës, ndërsa Daçiqi vazhdoi në Bled për të marrë pjesë në Forumin Strategjik, pretendon RTS.

 

Një mot i keq e goditi të hënën Slloveninë dhe Kroacinë, ku vetëm për dy orë janë shënuar më shumë se 20.000 rrufe.

 

Kjo nuk është situata e parë e krizës me aeroplanin “Falcon”. Në fund të majit në qiellin mbi Greqinë ky aeroplan u prish, në të cilin gjithashtu gjendej Daçiqi dhe u detyruar që urgjentisht të aterojë në Athinë.

 

Shefi i diplomacisë atëbotë ka thënë : “Unë sikur t’i kisha dhjetë jetë”, përkujton RTS