Rruga e Arbërit” drejt përfundimit/ Zaev: Ky aks jep shpresa të mëdha për Dibrën, por edhe për rajonin në tërësi

vull

Tani kur “Rruga e Arbërit” është drejt përfundimit nga ana e Shqipërisë dhe kur ka përfunduar analiza e fizibilitetit dhe prokurimit publik për zgjedhjen e kompanisë, e cila do të ndërtoj rrugën rajonale që lidh Dibrën dhe Kërçovën me kufirin shqiptar, besohet që shumë shpejt komunat kufitare me Shqipërinë, e sidomos Dibra të ketë një lulëzim të ekonomisë. Lidhja e Dibrës me “Rrugën e Arbërit” ofron Dibrën nga Tirana vetëm me 74 kilometra. Projekti për lidhjen e Dibrës me Kërçovës de fakto është vazhdimësi e “Rrugës së Arbërit”, ndërsa është mirëpritur si nga kërçovarët, ashtu edhe nga dibranët.

Lidhja nëpërmjet kësaj rruge e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut me standarde të larta sigurie në komunikacion, do të mundësojë një qarkullim të shpejtë edhe të mallrave, theksojnë biznesmenët dibran në të dy anët e kufirit. Investitori kryesor i “Banjave të Dibrës Capa”, Mexhit Capa, thotë se “Rruga e Arbërit” dhe lidhja me këtë rrugë e komunave Dibër, Kërçovë dhe më gjerë – mundëson një numër më të madh të turistëve në banjat termominerale të Dibrës, si dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Përveç rritjes së numrit të turistëve banjar nga Shqipëria, sigurisht se lidhja e Dibrës me Kërçovën garanton edhe turistë nga Maqedonia Lindore, thotë Capa. “‘Rruga e Arbërit’ do ti jep një frymëmarrje e fuqishme turizimit banjar, por edhe zhvillimit të ekonomisë dibrane në përgjithësi. Kjo do të mundësojë edhe një interes më të madh për investime të reja në kapacitet banjare në të dy lokalitete banjare siç janë Banjishti dhe Kosovrasti”, shton investitori dhe drejtori gjeneral i banjave, Mexhit Capa. Përfaqësuesi i Odës ekonomike dhe eksperti njohur i zhvillimeve ekonomike, Roland Pahumi, thotë se “Rruga e Arbërit” dhe vazhdimi i saj edhe në vendin tonë garanton një zhvillim më të shpejt ekonomik në viset kufitare siç është Dibra. Ai në deklaratat e tij gjithmonë ka theksuar nevojën për një qarkullim më të shpejt të mallrave në të dy vendet fqinje.

Në ndërkohë, deklarata e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, ditë më parë se rruga rajonale që do të lidh Dibrës dhe Kërçovën me kufirin e Shqipërisë deri në vitin 2023, është përshëndetur jo vetëm nga biznesmenët dibran, por edhe nga mbarë popullata meqë realizimi i një projekti të këtillë definitivisht do ti mundësojë Dibrës një dalje e tërësishme nga qorrsokaku ekonomik që ia ka shkaktuar kufiri i hekurt mes Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë, por edhe pozita kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Të theksojmë se kryeministri shqiptar, Edi Rama, këto ditë ka inspektuar tunelin e fundit të kësaj rruge, i cili është i shtati për nga numri dhe i cila parasheh që Tirana dhe Dibra nga një gjatësi prej 180 kilometrash, të shkurtohet në vetëm 74 kilometra.

Next Post

Zëvendëskryeministri Bytyqi viziton Alkaloidin në Shkup - Suksesi i kompanive vendase është një sukses për të gjithë vendin, mundësojmë mbështetje për rritje dhe zhvillim më të shpejtë të ekonomisë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, realizoi një vizitë pune në kompaninë Alkaloid Shkup, ku u takua me drejtorin e përgjithshëm ekzekutiv dhe kryetarin e Bordit drejtues, Zhivko Mukaetov, i cili prezantoi historinë dhe planet e zhvillimit të kompanisë dhe bashkërisht […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: