Rruga e Arbrit drejt përfundimit/ Rama ndan pamjet nga kantieri i punimeve

vull

Rruga e Arbrit, një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore dhe një vepër inxhinierike komplekse, po merr formë dita-ditës.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga kjo rrugë, e cila është tashmë një premtim i mbajtur.

“Mirëmëngjes dhe nga rruga e Arbrit, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km. Me një gjatësi rreth 74 km, ajo do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.

Rruga e Arbrit jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu, ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.

Facebook

Email
Next Post

Kitanovski vishet bardhekaltër, për mbrojtje edhe më të fortë

Vazhdojmë të jemi aktiv në afatin kalimtar të verës, duke u përforcuar për sezonin e ri futbollistik vendor, por njëkohësisht edhe për paraqitjen në UEFA Ligën e Konferencës së Evropës, garë kjo e cila po përjeton edicionin e parë këtë vit. Pikërisht për një skuadër më të fortë, sot kemi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: