Rruga e Arbrit/ Në aksin Qaf Bualli – Ura e Vashës vijon të ketë dëmtime

vull

Ndonëse po punohet në dy lotet e rrugës së Arbrit atë Tiranë – Ura e Vashës dhe Ura e Çernecit – Maqellarë, në lotin Ura e Vashës – Qafa e Buallit nuk është punuar prej shumë vitesh.


Aksi është i njëjtë ashtu siç është ndërtuar vite më parë, madje është dëmtuar më shumë. Në këtë segment ka shembje të mëdha edhe pse traseja ka qenë e hapur prej vitesh.

Deri tani investimi është përqendruar në dy lotet që nuk kanë patur gjurmë fare. Burime pranë firmës ndërtuese të rrugës së Arbrit thanë se deri në fund të muajit Qershor do të asfaltohet i gjithë loti nga Tirana deri tek Ura e Vashës, por nuk dihet se çfarë do të bëhet me aksin tjetër nga Ura e Vashës deri në Qafën e Buallit.

Burimet shtuan se për këtë pjesë mund të kërkohet fond shtesë nga firma ndërtuese pasi shembjet e skarpatave janë të shumta dhe kanë kosto të lartë.

Megjithatë, kjo mbetet për tu parë pas asfaltimit të pjesës nga Ura e Vashës deri në Tiranë që pritet të mbyllet brenda një muaji.

Next Post

Aninna Nina zyrtarisht pjesë e garës së bukurisë në “Europe Continental Kosova 2021”

Pas triumfit në kompeticionin e bukurisë “Miss Eco Kosova”, mis Aninna Nina është bërë zyrtarisht pjesë e garës së më të bukurave në “Europe Continental Kosova 2021” . Kjo kohë përgatitore për të ka qenë mjaft e veçantë. Bukuroshja, e cila e ka dhënë lajmin e përzgjedhjes si finaliste e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: