Rruga e Arbrit vë në rrezik banorët në Vajkal

vull

Rruga e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizë, e kryesisht pranë fshatit Vajkal është kthyer në një makth për banorët që jetojnë përgjatë sajë. Në këtë aks rrugor i cili është pjesë e rrugës së Arbrit, kanë ndodhur disa aksidente, me pasoja edhe në humbje jete. Por aksidenti i fundit, fatmirësisht ishte pa pasoja në jetë njërëzore. Një grua e cila po drejtonte mjetin e saj tip Audi doli nga rruga pikërisht në këtë vend dhe u përplas me banesën që ndodhej pak metra larg rrugës.

Banorët që jetojnë aty shprehen se kjo rrugë është shumë e rrezikshme pasi mjetet ecin me shpejtësi të lartë. Situatë më problematike është kalimi i banorëve nga njëra anë e rrugës në tjetrën, pasi në mungesë të një nënkalimi, detyrohen të kalojnë përmes rrugës. Në rrezik janë edhe kafshët shtëpijake, të cilat dalin në kullotë. Banorët i bëjnë Apel Autoritetit Rrugor Shqiptar që të ndërhyjë duke riparuar mbrojtëset metalike si të ulë më shumë kufizimin e shpejtësisë.

Banorët shpresojnë që të ketë reflektim nga institucionet përgjegjëse sa ende nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi e madhe.

Next Post

Cristiano për pasardhësit e tij në futboll: Emocionuese të shohësh lojtarë të tillë

Cristiano Ronaldo së fundmi është bërë ambasadori i ri i “LiveScore” dhe me atë rast ai bëri një intervistë për kompaninë sportive që nënshkroi një bashkëpunim me yllin portugez, i cili së bashku me Lionel Messi kanë ndarë fronin në futbollin botëror për dhjetë vjet. Ronaldo dhe Messi ndanë “Topat […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: