Rrugën e Kombit, në shtator kamionët do paguajnë deri në 23 euro

vull

Bizneset që kalojnë në Rrugën e Kombit që prej 1 shtatorit do të detyrohet që të paguajnë në bazë të peshës së kamionëve. Edhe pse eksportuesit janë ankuar për efektet negative që ka pasur kjo taksë e cila ka ulur nivelin e tregtisë midis dy vendeve.

Prej 1 shtatorit bizneset në Shqipëri e Kosova do tu rëndojë më shumë pagesa e tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit. Kompania koncesionare pritet të vendosë montimit e peshoreve për kamionët. Peshoret do të shërbejnë për monitorimin e automjeteve të rënda dhe për diferencimin e tarifës që shkon nga 16 euro deri në 23 euro për kamionët e rëndë.

Kjo masë sipas argumentit të kompanisë ka ardhur me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe qëllimi është mbrojtja e elementëve rrugorë shtresat e rrugës nga dëmtimet e mundshme që vijnë si pasojë qarkullimit të mjeteve të rënda.

Tarifa e vendosur në rrugën e Kombit është kthyer në një pengesë serioze për bizneset të cila i kanë bërë thirrje qeverisë që të gjejë një zgjidhje.

Të dhënat zyrtare të Instat tregojnë se eksportet kanë rënë me 2.6% dhe ndikimin kryesor e ka dhënë ulja e eksporteve të materialeve të ndërtimit drejt Kosovës.

“Taksimi i rrugës së kombit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rënien e eksporteve të materialeve të ndërtimit”

Ndërkohë zyrtarë kosovarë i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhje. Taksa në Rrugën e Kombit u vendos vitin e kaluar dhe u prit me protesta si nga banorët ashtu edhe nga bizneset.

Automjetet e vogla që kalojnë në rrugën e Kombit janë të detyruara që të paguajnë 5 euro me TVSH, autobusët 11 euro, kamionët e mesëm 16 euro dhe kamionët e rëndë 23 euro.

Next Post

Hani i Elezit i falë Kosovës Tetë Heronj

Në 20-vjetorin e shënimit të “Ditës së Dëshmorëve”, Hani i Elezit sot i falë Kosovës Tetë Heronj. Me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës, SH.M.z.Hashim Thaqi, Dëshmorët Gafurr Loku, Driton Loku, Veli Ballazhi, Nuri Bushi, Xhemsedin Suma, Imer Vila, Suad Brava dhe Imri Curri, shpallen Heronj të Kosovës. Kësaj […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: