Sami Lushataku thotë se po i vjen rëndë të thotë se ka qenë ushtar i UÇK-së

vull

Ish-udhëheqësi i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka thënë se lufta e shqiptarëve të Kosovës po sulmohet prej shërbimeve serbe e ruse. Ka thënë se duhet të mbrohet lufta e UÇK’së.


“UÇK po përballet prej njerëzve të UDB-së së Serbisë dhe Rusisë. Po trajtohet në mënyrën më të keqe të mundshme. Po atakohemi jo vetëm nga shërbimi serb por edhe nga Rusia”, ka thënë Lushtaku, në një fjalim që ka mbajtur me rastin e pllakës përkujtimore në Plluzhinë për Hasan Tahirin dhe Idriz Nurakun.

 

”Kjo e keqe nuk është rastësisht në Kosovë. Unë jam pak më i drejtpërdrejt. Sot është e rëndë t’i thuash se jam pjesëtar i UÇK-së”, ka shtuar Lushtaku.

 

Ai ka kërkuar të mbrohet lufta e UÇK-së pa të cilën s’kishte pasur liri sot.

“Ne duhet të mbrojmë forcërisht çdo pjesëtar të UÇK. Duhet ta mbrojmë UÇK dhe luftën tonë të drejtë. Pa këtë gjak të derdhur nuk kishte ndodhur kjo që po ndodh sot”, ka shtuar ai.

Next Post

Nga e mërkura nis aplikimi për ndihmën e re sociale

Përfituesit e ndihmës sociale, familjet me fëmijë ku buxheti familjar nuk është më i lartë se një pagë minimale, prindërit që ruajnë fëmijë me pengesa në zhvillim ndërsa e kanë arritur moshën e pensionit, por nuk e marrin të njëjtën. Këto janë kategoritë e qytetarëve të cilët do të përfshihen […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: