Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

SHBA i ndalon hyrjen në vend Sali Berishës dhe familjarëve të tij, Sekretari i Shtetit: Akte korrupsioni që minojnë demokracinë!

1 min read

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjarët e tij. Njoftimin e dha Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken.

“Veprimet e korruptuara të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Po i ndaloj publikisht hyrjen në SHBA Berishës dhe familjarëve të tij. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerin tonë, Shqipërinë”, shkroi Blinken në Twitter.