Shembje shkëmbinjsh në “Rrugën e Arbrit” në Plan të Bardhë, banorët: Ndihemi të rrezikuar

vull
0 0
Read Time:48 Second

“Rruga e Arbrit” nga Tirana deri në Klos u hap vetëm dy ditë më parë, segmenti tjetër nga Ura e Vashës deri në Qafën e Buallit po vijon të degradohet. Edhe pse ky lot është përfunduar si trase që në vitin 2012, ai nuk është vënë kurrë në funksion, por ç’është më e keqja rruga po degradohet çdo ditë e më shumë.

Një masiv i madh shkëmbor ka rënë në trasenë e rrugës së fshatit Plan i Bardhë duke e bllokuar totalisht atë.

Banorët e zonës ndjehen të rrezikuar pasi lëvizin aty çdo ditë me bagëti. Banorët kërkojnë që të merren masa pasi iu rrezikohet jeta.

Po ashtu ky aks përdoret edhe nga subjekte që operojnë në zonë si dhe qytetar kureshtar për të vizituar Urën e Vashës. Nga ana tjetër firma e cila po ndërton “Rrugën e Arbrit” nuk e ka marrë përsipër aksin Ura e Vashës – Qafa e Buallit për shkak të problemeve që paraqet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

“Revizioni dhe Prokuroria duhet të hetojnë borxhin e lartë të Komunës së Tetovës”

“Komuna e Tetovës ka 24 milionë euro borxh! Revizioni i brendshëm (ose i pavarur) duhet të shpalos në publik se ku, si dhe pse është krijuar ky borxh! Me emra mbiemra, vlerat dhe të gjitha të dhënat tjera përcjellëse. A është krijuar borxhi në mënyrë fiktive për përfitime personale? Qytetarët […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: