Shënohet 109 vjetori i Kuvendit të Junikut

vull

Sot në shënimin e Kuvendit të Junikut morën pjesë zëvendësministri Sejnur Veshall dhe këshilltari i Ministrit, Onur Canhas.

109 vjet më parë, Hasan Prishtina së bashku me Bajram Currin, Isa Boletinin dhe 250 delegatë vendosën të vazhdohej kryengritja dhe e miratuan programin politik me kërkesa për autonominë e Shqipërisë. Ata vendosën për administratën shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabet kombëtar si gjuhë zyrtare, dhe ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin.
Çdo vit, në këtë datë të rëndësishme për identitetin shqiptar, vazhdon të kujtohet kjo histori dhe përçohet te gjeneratat e reja përmes ngjarjeve dhe aktiviteteve.

Next Post

Tërmeti i fortë në Kinë: Imazhe të tmerrshme të tërmetit, njerëzit ikën në panik

Një tërmet me madhësi 6.4 të shkallës Rihter tronditi Kinën jugore. Tërmeti preku Qarkun Yangby në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore, sipas një deklarate nga Qendra e Tërmeteve në Kinë. Një tërmet në provincën Yunnan ka vrarë një person dhe ka plagosur gjashtë, sipas Televizionit Qendror të Kinës. Duke qenë […]

Subscribe US Now