Shpellat e Bruçit, atraksion i mrekullueshëm turistik

vull

Në fshatin Bruç të Njësisë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit ndodhen disa shpella të cilat mbajnë histori, por janë edhe një atraksion ideal turistik. Epo kësaj radhe është momenti të zbulojmë dy prej tyre.

Kjo është shpella e Nezirit e cila ndodhet në veriperëndim të fshatit Bruç. Nga matjet e bëra në këtë shpellë rezulton të jetë më e madhe në hyrje nga shpellat e tjera. Hapja e saj e madhe dhe galeria e parë e madhe korrespondojnë me një vëllim masiv të sedimenteve. Sekuenca e Holocenit është të paktën 4 metra në disa pjesë. Duke gjykuar nga raportet e gërmimit në terren 1979-1985, zona e hyrjes menjëherë pas vijës së pikimit duket se mban potencialin më të lartë për një sekuencë të pa dëmtuar të Pleistocenit. Ajo është përmendur në raportet e mëparshme në terren, se gërmimet në kuadrate të mëdha kur kanë arritur në depozitën e kuqe argjilore janë ndalur në këtë nivel.
Por jo shumë larg shpellës së Nezirit është një tjetër shpellë me përmasa të mëdha, e njohur si shpella e Valit apo e “Birme”. Rruga është përmes dushqeve por me një udhërrëfyes të mirë mund të arrihet shumë shpejt.
Që në hyrje të saj pamja është magjepsëse.

Zbritja në brendësi të shpellës është e lehtë për të gjithë, ndërsa vijon të shijosh pamjen madhështore të saj.

Teksa zbret në thellësi të shpellës, anash saj duken stalaktitet e stalakmitet, të cilat kanë ndalur zhvillimin e tyre. Specialistët e fushës thonë se shkak mund të jenë bërë kushtet atmosferike brenda shpellës për shkak se ajo ajroset në tre drejtime.
Fillimi i hyrjes nga Perëndimi në Lindje 90 – 100 m gjate që perfundon pothuajse me dy dalje, njëra prej te cilave mendohet se ka një lidhje labirinth me shpellën e Nezirit e cila ka vlera arkeologjike me përmbajtje të historisë së lashtësisë Iliro – Shqiptare. Gjerësia nga Veriu në Jug në hapsirën e hyrjes varion nga 50 – 60 m. Shpella në qendër ka një oxhak hink nga sipërfaqja në shpinë të saj, pingul me thellësinë që lidh ambjentin e brendshëm të shpellës me atë të jashtëm. Diametri i oxhakut është 10 – 15 m dhe thellësia e tij pingul nga lart e deri në sipërfaqen e tavanit është përafërsisht 20 – 25 m, ç’ka tregon dhe trashësinë e mbulesës shkëmbore të shpellës, pa përjashtuar dhe shtresën e dherave që janë të pranishme mbi të.

Vizitorët vendas dhe të huaj është momenti ideal për ta vizituar, pasi temperature e jashtme është e pandjeshme në brendësi të shpellës e cila ka një freski të paminagjinueshme, të cilën mund ta shijoni nën cicërimat e pëllumbave të egër apo shpendëve të tjerë që jetojnë në zgavrat e saj.

Epo jo të gjithë do tjua themi ne. për t’i shijuar ato sat ham më lart, po edhe më shumë duhet të shkoni t’i vizitoni këto shpella të cilat nuk janë më larg se 20 kilometra nga qyteti i Burrelit.

Next Post

Vdekja e Enver Hoxhës, çfarë deklaroi Leka Zogu nga Parisi

Nga Aurenc Bebja*, Francë Prestigjiozja “Le Monde” ka botuar, të dielën e 14 prillit 1985, në faqen n°3, deklaratën e Leka Zogut I me rastin e vdekjes së Enver Hoxhës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: Në Paris gjithashtu, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: