Shqipëri, opozita proteston sërish sot në mbrëmje

vull

Kryetari i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha pranoi se ndihma dhe kontributi i Gjermanisë dhe SHBA-së për të zgjidhur krizën në vend është e domosdoshme, por kushti për largimin e Edi Ramës është i panegociueshëm.


“Mirënjohje Gjermanisë aleate dhe mike, mirënjohje vendeve të tjera të BE-së dhe mirënjohje SHBA-së që nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje. Një gjë është e sigurtë: ka vetëm një rrugë, ajo e standardeve evropiane. Kjo nuk negociohet, largimi i Edi Ramës nuk negociohet”, tha kreu i PD-së.
Basha tha se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas në betejën e saj për jetë a vdekje, ndërsa u bëri thirrje dje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme në orën 19:00 në Tiranë.

Next Post

Mhill Gjuraj, patriot i devotshëm, shembull i përkushtimit për komunitetin shqiptar në Amerikë

Të flasësh për lidhjet e shqiptarëve me amerikanët, është e pamundur të tejkalohet emri i një humanisti dhe kontribuuesi të çështjes kombëtare, biznesmenit dhe veprimtarit kombëtar. Mhill Gjuraj. Në sheshin qendror të qytetit Waterbury Connecticut të ShBA-së, Mhill Gjuraj ngriti flamurin e Kosovës, duke u shpallur “Kryetar i Ditës” – […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: