Shqipëria merr drejtimin e SEDM, Xhaçka: Dyer të hapura për një rajon më të sigurt

vull

Pak ditë pas zyrtarizimit të drejtimit nga Shqipëria të Ministerialit të Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM), në Tiranë u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Drejtues Politiko – Ushtarak, ku mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka.

Në fjalën e saj përpara përfaqësuesve të lartë të këtij

Ministeriali, ministrja Xhaçka theksoi rëndësinë e zgjerimit të nismave rajonale me anëtarë të rinj.

Politika e dyerve të hapura do t’i japë një frymëmarrje të re nismave rajonale. Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor janë tregues i mirë se si ky bashkëpunim, me përfshirjen e NATO dhe Bashkimit Europian mund të ndikojë në stabilitetin dhe ndërtimin e shoqërive moderne e paqësore.

Ministrja e Mbrojtjes nënvizoi rolin e Shqipërisë në integrimin euroatlantik të vendeve të rajonit, si faktor kyç në zgjerimin e hartës së anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një zë i fortë për sigurinë dhe stabilitetin në këto vende.

Krahas SEDM, gjatë vitit 2019, Shqipëria përmes Ministrisë së Mbrojtjes ka marrë drejtimin e disa nismave të rëndësishme për rajonin mes të cilave dhe Ministerialin e nismës SHBA – Karta e Adriatikut apo siç njihet ndryshe A – 5.

VIDEO:

Next Post

Biznesmeni maqedonas bën kërdinë, hakeron faqen e Trump

Faqja e Facebook “Vets for Trump” e cila kishte plot 100 mijë ndjekës është vjedhur nga një biznesmen nga Maqedonia e Veriut. “Vet for Trump” ishte një faqe e cila që në krijimin e saj përdorej nga ish anëtarë të shërbimit amerikan, mbështetës të Donald Trump, shkruan Uashington Post.    Në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: