Shqipëria mori 90 milion euro nga BE për të ballafaquar me pandeminë

vull

Komisioni Evropian, në emër të BE, ndau sot 90 milion euro për Shqipërinë, brenda programit të tij të ndihmës makro-financiare (MJP), lidhur me Covid-19, njoftoi Top Channel TV.

Sipas të njëjtit burim, Shqipëria është vendi i tetë i përfshirë në paketën emergjente të MJP me vlerë tre miliardë euro për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë, i cili synon të ndihmojë në zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

Fondet do të ndihmojnë në zbutjen e pasojave të rënda socio-ekonomike të pandemisë në Shqipëri.

– Ky virus nuk njeh kufij: BE qëndron pranë Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira. Transaksioni i sotëm pason miratimin e një memorandumi mirëkuptimi me Shqipërinë, i cili përcakton kushtet e politikës që duhet të plotësohen për pagesën e këstit të dytë 90 milion euro. “Këto kushte janë veçanërisht të rëndësishme për përmirësimin e qeverisjes ose rritjen e mbrojtjes sociale,” shkroi ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca në Twitter.

Ai vlerësoi se ky program është “një demonstrim i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE ndaj Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë gjatë kësaj krize të paparë”.

Next Post

Maqedonia gjunjëzon Gjermaninë në Duisburg

Fitorja e madhe për ekipin kombëtar maqedonas të futbollit në Duisburg. 1-2 ndaj Gjermanisë . Askush nuk shpresonte për një rezultat të tillë. Shënuesit ishin Pandev dhe Elmas por e gjithë skuadra luajti përkushtuar, e disiplinuar dhe tregoi se në këtë grup gjithçka është e mundur.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: