Shqipëria ratifikon marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për kontrolle të përbashkëta në vendkalimet kufitare

vull

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në seancën e sotme ratifikoi marrëveshjen për kontrolle të përbashkëta në vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë kontrolle të përbashkëta kufitare sipas të njëjtit model siç e kemi me Kosovën dhe Malin e Zi”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi.

Ai tha se në të gjitha gjashtë vendkalimet kufitare do të ketë vetëm një sportel kontrollues.

“Marrëveshja bazohet në modelet që i kemi me vendet tjera fqinje dhe që i përgatitëm me konsultim me misionin PAMEKA në Shqipëri. Qëllimet kryesore janë lehtësimi i lëvizjes së njerëzve dhe mallit si dhe të rritet bashkëpunimi në interesat e përbashkëta të sigurisë dhe këmbimin e shpejtë të informacioneve me qëllim që të rritet kapaciteti profesional i zyrtarëve të policisë kufitare dhe të kontrollohet cilësia e zbatimit të Ligjit për kontroll kufitar”, tha Çuçi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij të gjithë e kanë të qartë se kjo marrëveshje ka për qëllim që “t’i përforcojë lidhjet me fqinjin tonë”.

Next Post

MPJ: Dy lista autentike për identifikimin e trupave

Lidhur me këto dilema, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut. “Informacionet me të cilat disponon Ministria e Punëve të Jashtme janë siguruar nga ana e institucioneve kompetente të Republikës së Bullgarisë, të kyçura në zbardhjen e aksidentit tragjik rrugor dhe këto janë dy lista autentike: […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: