Shqiptarët nga Mali Zi pa leje pune në Shqipëri

vull

Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim për përjashtimin nga detyrimipër pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi për punë të gjithështetasit me përkatësi etnike shqiptare nga Mali i Zi dhe Maqedoniae Veriut.


Ky vendim krijon të njëjtat lehtësira për hyrjenë tregun e punës në Shqipëri për shqiptarët nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut sikurse ato që tashmë gëzojnë shqiptarët nga Kosova dheLugina e Preshevës. Ky vendim është pjesë përbërësee përpjekjes të Qeverisë për liberalizimin e tregut të punës të Shqipërisë për shqiptarët në tërësi. Pavarësishtse mund të duket një veprim pa ndikim të menjëhershëm apo tingëllon sinismë tërësisht simbolike, ky është një hap i domosdoshëm drejtrritjes së lidhjeve të Shqipërisë me shqiptarët në vendet fqinje padallim. Ky vendim, ndërkaq, është vetëm pjesë e një pakoje më të gjerëmasash që Shqipëria ka planifikuar për përafrimin e shqiptarëve nëpërgjithësi. Shihemi së shpejti me vendime të ngjashme

Next Post

Presidenti Meta viziton dhe i shpreh ngushëllimet familjes së major Klodian Tanushit

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta bën një vizitë ngushëlluese në familjen e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni. Presidenti Meta shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një ushtaraku shembullor e patriot.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: