Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Sllovenia sot do e ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, Kryetari Xhaferi do të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvendin Shtetëror

1 min read
Loading...

Sot, Kuvendi Shtetëror i Republikës së Sllovenisë, do të ketë seancë të jashtëzakonshme të caktuar për në ora 10:00 në të cilën në ora 10:55 do të votohet për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, me çka do të jetë parlamenti i parë nacional i një vendi anëtar i NATO-s që pas Republikës së Greqisë do e hapë rrugën për parlamentet nacionale të tjera. Drejtpërdrejt para votimit, Kryetari Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi do të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvendin Shtetëror.

Njoftohen mediumet se do të ketë transmetim të drejtpërdrejtë na Kanalin e Kuvendit prej në ora 10:30.