Sot, në ambientet e sallës „1 Tetori“ në Prishtinë, është vaksinuar Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19.

vull
Gjatë komunikimit me mediat, Ministri Vitia falenderoi ekipet e vaksinimit anë e mbanë vendit për punën e çmuar dhe angazhimin e palodhshëm. Tutje tregoi se pas një pune të madhe janë siguruar rreth 2 milionë vaksina dhe është krijuar stoku që siguron një proces të mirëfilltë të vaksinimit në masë të qytetarëve kundër COVID-19.
Për dallim nga vendet tjera, vaksinat e ardhura në Republikën e Kosovës janë vaksina të dëshmuara dhe të aprovuara nga EMA Evropiane dhe FDA Amerikane. Si rrjedhojë janë të sigurta, me cilësi të lartë dhe efektive.
Vaksinimi është tash por dhe në të ardhmen, rruga e vetme për t’u përballur me COVID-19 dhe për të siguruar shëndetin e qytetarëve, mirëqenien sociale dhe ekonomike. Prandaj vaksinimi sot është më shumë se sa një obligim personal, është obligim moral dhe me interes kombëtar, sidomos tani kur varianti Delta i virusit SARS -COV 2 po shtrihet më shpejtësi, ndërsa shkalla e infektimit prej tij është për 50-60% më e lartë se variantet e tjera, duke goditur edhe moshat më të reja.
Prandaj, Vjeshta duhet të na gjej me sa më shumë qytetarë të vaksinuar. Vaksinimi nuk ka alternativë – është e vetmja mënyrë dhe paraqet sigurinë e vetme se edhe nëse paraqitet një valë e re deri në Vjeshtë, e që sipas ekspertëve pothuajse është e pashmangshme, vetëm të vaksinuar ruajmë shëndetin e njëri tjetrit, shëndetin ekonomik dhe social, kështu ruajmë mirëqenien tonë.
Tutje Ministri Vitia theksoi se arritja e objektivit për imunizimin e 60% të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19 brenda vitit 2021 mbetet e pa alternativë, dhe përmes kësaj i ftoi të gjithë qytetarët e kualifikuar sipas grupeve prioritare të planit të vaksinimit të regjistrohen dhe të aplikojnë për vaksinim përmes platformës: https://ekosova.rks-gov.net/.
Për fund, Ministri Vitia tha se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa u vaksinuar për shkak të pamundësisë për të aplikuar. Krahas eKosova, qytetarët do të regjistrohen edhe përmes formave të tjera nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. Po ashtu përmes pikave të reja dhe ekipeve mobile do të regjistrohen dhe të vaksinohen të gjithë qytetarët që për shkaqe të ndryshme nuk mund të paraqiten në qendrat aktuale të vaksinimit.
Next Post

Arrestohet personi nga Shkupi për vuajtjen e dënimit me burg

Më datën 08.07.2021 nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit të Punëve të Brendshme-Njësia për Çështje Kriminalistike Gazi Babë nga liria është privuar V.A. (30) nga Shkupi. Për personin në fjalë ka qenë i lëshuar urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti dhe dhjetë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: