Spartak Ngjela trondit me deklaratën, tregon çfarë fshihet pas zjarreve në Shqipëri

vull

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë teksa  shkruan se akuzuarit e ardhshëm për korrupsion janë zjarrvënësit e kësaj kohe me zjarre masive.

“Ata, me zjarre masive, duan destabilizimin e shoqërisë, që, me këtë, të  shmangin ndëshkimin e tyre dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme që kanë në zotërim”, shkruan Ngjela.

Postimi i Ngjelës:

Po të kishte shpejtuar SPAK në arrestimin e të korruptuarëva të lartë, nuk do të kishte zjarre kaq masive sot në Shqipëri.

l.

Ata, – të akuzuarit e ardhshëm për korrupsion; ata janë zjarrvënësit e kësaj kohe me zjarre masive.

Ata, me zjarre masive, duan destabilizimin e shoqërisë, që, me këtë, të  shmangin ndëshkimin e tyre dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme që kanë në zotërim.

Kjo, në fakt, është dëshira e  mafiozit të kapur, i cili, me krim masiv, kërkon të shpëtojë goditjen penale për krimin që ka kryer.

Po SPAK, nuk e dinte këtë? Pse u vonua?

Mafia është Maja e karakterit kriminal të krimit të organizuar.

Nuk e di SPAK këtë?

Fakti që SPAK, pasi e deklaron  goditjen e  krimit të organizuar shtetëror në Shqipëri, nuk po kryen arrestime, kuptohet se mafia, – domethënë krimi – do të veprojë me zjarr.

Ja, kjo është koha.

SPAK duhet të veprojë!

Shërbimet, me anë të SPAK- ut, duhet t’ia bëjë të qarë shqiptarëve se cilët janë zjarrvënësit e Shqipërisë.

ll.

Kjo është arsyeja urgjente që SPAK tani duhet të fillojë goditjen penale drastike antikorrupsion, me dorë të hekurt, sepse korrupsioni dhe krimi i organizuar do të vijojë aktivitetin kriminal edhe me forma të tjera të goditjes kriminale, për destabilizimin e Shqipërisë.

Shqiptarët tani po presin nga SPAK goditjen e korrupsionit, pushtuesit kriminal që po i merr frymën shoqërisë shqiptare.

Shpejt!

Shpejtësia e goditjes antikrim, kundër një fenomeni kriminal shoqëror me rrënjët e veta në rrethet e larta të shtetit dhe politikës, është domosdoshmëri për suksesin profesional në arritjen e qëllimit final: shkallmimin e krimit të organizuar në Shqipëri.

Next Post

Lista e votuesve, qytetarët mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre

Qytetarët me të drejtë vote që duan të votojnë në zgjedhjet lokale të caktuara për më 17 tetor, tani do të mund të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën e Votuesve përmes faqes së internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). – www.sec.mk ose në https://izbirackispisok.gov.mk/. Zyrtarisht, inspektimi publik i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: