Specialisti i Biokimisë Mjekësore Afrim Aruçi prej sot është pjesë e Iniciativës qytetare “Gostivari që dua”. Aruçi u prit në zyrat e Iniciativës nga anëtarët Altina Demiri – Asani, Lekë Dalipi dhe Dr. Aziz Dauti, të cilët shprehën kënaqësi që edhe ai do të jep kontributin e tij në Iniciativë. Në këtë drejtim, Altina Demiri – Asani, u shpreh që kuadrot si Aruçi janë të mirë se ardhur në Iniciativën për Gostivarin që duam. Aruçi kreu shkollën e lartë të mjekësisë në Universitetin Shën Kliment Ohridski në Manastir, ku dhe bëri specializimin për Biokiminë Mjekësore. Nga viti 1995 dhe deri vitin 2017 ka qenë laborant, kurse nga ky vit deri në vitin 2018 specialist i biokimisë mjekësore. Nga viti 2018 Aruçi është udheheqës i laboratorisë në Spitalin e përgjithshëm “Dr. Ferid Murad”, në Gostivar. Krahas angazhimit në punë, Aruçi ka qenë pjesëmarrës në Kongresi i dytë Multidisiplinar Mjekesor IMCA II 2016 Tiranë, BCLF-2018 Nacional Congres of Macedonian, si dhe Associatian of Medical Biochemistri and Laboratory Medicine. Për çdo ditë, Iniciativës po i bashkohen figura eminente na Gostivari dhe rrethina.

vull

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, duke folur për Forumin e Bledit ka thënë se tema për antarësimin në Bashkimin Evropian nën presidencën e Sllovenisë kanë filluar me një intenzitet tjetër dhe se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë janë me një frymë kur flitet për integrim në BE.

Hoxhaj tregoi se edhe pse ky forum nuk është formal, opinionet e liderëve ballkanik mund të shndërrohen në vendime të BE-së.

“Forumi është forum jo formal, por natyrisht që shfaqen në opinione të cilat mund të shndërrohet në vendime të Bashkimit Evropian”.

Hoxhaj shtoi se e ardhmja e BE-së do të varet se si do ta trajtojë Ballkanin Perëndimor.

“Tema kryesore që ka aktualisht BE është e ardhmja e BE-së dhe e ardhmja e BE-së varet shumë prej asaj se si BE-ja do ta trajtojë Ballkanin Perëndimorë dhe tema kryesore është se çfarë po ndodhë me procesin e zgjerimit a do të anëtarësohen këto vende me Bashkim Evropian a po shpërblehet puna e tyre apo nuk po shpërblehet puna e tyre”.

Hoxhaj merr pjesë në Forumin e Bledit që më shumë se një dekadë. Shumicën e kohës ishte në cilësinë e ministrit të jashtëm, mirëpo kësaj radhe ishte në cilësinë e deputetit.

Pjesë e panelit kanë qenë liderët e Ballkanit Perëndimor, por kësaj here kanë munguar përfaqësues nga Serbia.

Next Post

Zbret avioni i parë në Aeroportin e Kabulit nën kontrollin e talibanëve

Një aeroplan i linjës Qatar Airways këtë të mërkurë ka dërguar ekipin teknik në Kabul. Kjo për të hetuar rihapjen e Aeroportit të Kabulit në Afganistan, i cili gjendet nën kontrollin e talibanëve. Sipas një deklarate nga një zyrtar anonim i Katarit për Anadolu, thuhet se një avion i Katarit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: