Specialja refuzon kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve për lirim të përkohshëm

vull

Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë apelet në çështjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, duke refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave Speciale, raporton Demokracia.com.

“Të premten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori katër vendime me të cilat hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Next Post

Legalistët hyjnë në parlament, kandidatja Andia Ulliri rekord votash në qarkun Durrës

Në disa qarqe është mbyllur numërimi për votën preferinciale për kandiatët, por në disa vijon ende. Në Qarkun e Durrësit janë numëruar 273 QV, nga 481 në total. Rrahman Rraja ka arritur që të kalojë kreun e qeverisë Edi Ramën, duke rezultuar deri tani më i votuari me plot 7358 […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: