Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

“S’po gjejmë denoncuesin”, këngëtari-Lleshajt: Ça po të duhet? Apo me e diskreditu si familje?!

1 min read
Loading...

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nga Malësia e Madhe, i pyetur nga mediat sot për videon e policit që bënte veprime të pahijshme online me një të mitur, u shpreh se ndonëse është arrestuar polici, nuk është gjendur akoma denoncuesi.

Këngëtari i mirënjohur Dashnor Diko, ka komentuar në një nga artikujt e publikuar në media (Videoja e turpshme, Lleshaj: Polici u arrestua, nuk po gjejmë dot denoncuesin), si përgjigje ndaj Lleshajt dhe ndaj qeveritarëve.

“Ça po të duhet denancuesi? Apo me e diskretitu si familie, mos i vrisni njerzit moralisht në publik se i keni bërë që të mallkojnë veten që kanë lindur këtu”, shkruan këngëtari Diko nga Facebook i tij.

Ky mesazh i tij i drejtohet dhe Elisa Spiropalit, e cila identifikoi familjen e të miturës së abuzuar në Kavajë, ndonëse mediat ishin treguar shumë të kujdesshëm që të mos e bënin diçka të tillë.

“Polici u arrestua, s’po gjejmë denoncuesin“, këngëtari-Lleshajt: Ça po të duhet? Apo me e diskreditu si familje?!