Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Sulmohet Tom Doshi në Shkodër

1 min read
Loading...

Ka mbaruar mbledhja e konstituimit të ri të Këshillit Bashkiak në Shkodër, ku kryetare këshilli është zgjedhur Brisela Kadia.

Teksa kanë dalë nga ambientet e Biblotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, deputeti Tom Doshi është treguar i guximshëm dhe është futur përmes protestuesve, por kjo i ka irrituar këto të fundit.

Ai është ndjekur me brohorima nga turma e protestuesve përgjatë rrugës, ndërkohë që efektivët të shumtë të policisë ishin në mbrotje të deputetit.

Por teksa po ndiqnin deputetin, njëri nga efektivët është shtyrë nga protestuesit e indinjuar dhe ka përfunduar në tokë.