Tedi Blushi: Shpifje të zëdhënësit të UDB, Baton Haxhiu kundër Presidentit

vull

Tedi Blushi, Zëdhënës i Presidentit Ilir Meta, ka reaguar sot ndaj deklaratave të gazetarit Baton Haxhiu kundër kreut të shtetit.

Në një reagim në rrjetet sociale, duke i kujtuar bashkëpunimin me agjentë dhe drejtues UDB-së Jugosllave, Blushi shprehet se shpifjet ndaj kreut të shtetit shqiptar janë të qëllimshme.

Shpifjet e zëdhënësit të Stanishiçit sot kundër Presidentit Meta si shkaktar i pengimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe nxites i krizës së brendshme në Shqipëri janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike dhe duke damkosur shqiptarët si faktor krize e destabiliteti. Qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta në interes të stabilitetit rajonal dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.”,- shprehet Tedi Blushi, Zëdhënës i Presidentit të Republikës, Ilir Meta në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Deklarata e Baton Haxhiut nuk lidhet vetëm me një qëndrim të një gazetari, por duket se vjen dhe nga dhomat e kryeministrisë. Haxhiu njihet si këshilltar në hije i Kryeministrit, Edi Rama. Po ashtu, së Bashku me Edi Ramën janë të vetmit në Kosovë dhe Shqipëri që përkrahin ndarjen e kufijve dhe dhënien e Veriut të Kosovës, Serbisë.

Mesa duket, i porositur në Tiranë, por edhe në zyra të tjera në rajon, Baton Haxhiu, në emisionin “Opinion”, deklaroi se kriza politike në Tiranë lidhet me faktin se opozita nuk pranon bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Në mënyrë folklorike Haxhiu hodhi për konsum në kulmin e krizës më të rëndë në Shqipëri, kushtetuese, institucionale dhe politike, idenë se Sali Berisha dhe Ilir Meta, “kanë frike së bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do faktorizojë Ramën ndaj për këtë arsye shkaktuan krizën e brendshme”.

Në fakt, skema të tilla përveç trullosjes së opinionit fshehin dhe faktet e vërteta të krizës në Shqipëri. Kriza u shkaktua nga keqqeverisja, korrupsioni dhe kapje e gjithë institucioneve nga Qeveria “Rama”.

Next Post

NË TETOVË U MBAJT EDICIONI III I MANIFESTIMIT LETRAR NDËRKOMBËTAR “SHTIGJE POETIKE”

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” dhe Gjimnazi “7 Marsi” – Tetovë, me rastin e 21 marsit – Ditës Botërore të Poezisë e organizuan Edicionin III me radhë të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”. Në këtë veprimtari kulturore u theksua se me organizimin e këtij manifestimi realizohet një nga projektet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: