Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri, Denis Bakalli

vull
Prishtinë, 16 korrik, 2021
E nderuara Familje Bakalli,
Të nderuar drejtues, staf teknik dhe futbollistë të KF “Gjakova”
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Denis Bakalli, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Lajmi për vdekjen tragjike të Denisit ka trishtuar e pikëlluar të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, por edhe për bashkëlojtarët e tij dhe futbollin kosovar në përgjithësi.
Denisi ishte djalë shembullor dhe me virtyte të larta. Ai vlerësohej talent i madh i futbollit në Gjakovë, por më shumë se të gjithë ne atë e deshi Perëndia dhe e mori afër vetes si një engjëll në parajsë.
Në këto momente të vështira për Ju, lus Zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe Denisin ta kujtoni përherë me krenari.
Shpirti i tij i bardhë u prehtë në paqe!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së
Next Post

‘Korridori 8’, Ratkoceri: Një bravo e madhe për Ahmetin, Grubin dhe Rustemin

Nuk kanë të ndalur reagimet pozitive pas votimit në Kuvend të Ligjit për ndërtimin e Korridorit 8 nga kompania amerikane Bechtel Enka e përmes të cilit ligj rregullohen detajet që kanë të bëjnë me planifikimin, projektimin dhe ndërtimin e Korridorit 8, Tetovë – Gostivar – Bukojqan – Trebenishtë – Strugë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: