Thaçi: Mbështetjen e ndërkombëtarëve t’a ruajmë si sytë e ballit

vull

Sot në Gllogjan po mbahet manifestimi i Epopesë së Dukagjinit, për nder të 21-vjetorit të rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan të Deçanit.Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë fjalimit tha se Epopeja e Dukagjinit shënon një kthesë në luftën për liri dhe pavarësi ndërsa ka folur edhe për ndërhyrjen e NATO-s dhe resiztencën e ushtarëve të UÇK-së gjatë kohës së luftës.“Në këtë ditë që pas fuqizimit të rezistencës në krye me Adem Jasharin dhe bashkëluftarët e tjerë ndodhi edhe ajo që pritej të ndodhte edhe në Gllogjan. Sulmet ishin të pandërprera kundër forcave të Serbisë, epopeja e Dukagjinit shënon një kthesë në luftën për liri dhe pavarësi. Madhështia i shtohet kësaj date se po këtë ditë më 24 mars 1999 ndërhynë edhe forcat e NATO-s”.“Epopeja e Dukagjinit shënon një kthesë historike në luftën për liri, çlirim dhe pavarësi. Por, madhështia dhe vlera më e madhe e kësaj date i shtohet kur kemi parasysh që më 24 mars 1999, filluan bombardimet e NATO-s, dhe kjo aleancë përendimore nuk është lidhur rastësisht por falë rezistencës së ushtarit të Kosovës”.“Prandaj, sot kujtojmë me respekt Epopenë e Dukagjinit dhe vlerësojmë lartë mbështetjen ndërkombëtare që duhet ta ruajmë si sytë e ballit për anëtarësim në NATO dhe raporte speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi gjatë fjalimit të tij.Me këtë rast, Presidenti Thaçi, ka ndarë 12 dekorata për bashkëluftëtarët e Gllogjanit si “Hero i Kosovës”.“Duke vlerësuar rezistencën dhe heroizmin e Dëshmorëve të Lirisë si President i vendit kam vendosur që të ndajë dekorimet “Hero i Kosovës” për 12 luftëtarë të Gllogjanit me urdhrin Hero i Kosovës”.

Next Post

Shesheli djeg flamuj të BE-së e të NATO-s

Pjesëtarë të Partisë Radikal serbe sot, në 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtare e policore të Serbisë kanë protestuar kundër Bashkimi Evropian dhe NATO-s , transmeton Koha.net. Protestës i ka prirë kryetari i kësaj partie Vojislav Sheshel. Ai pasi ka thënë fjalët më fyese kundër […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: