Tiranë: Do të tronditet politika shqiptare, priten arrestime

vull

Pas publikimit në media të disa përgjimeve të antimafias italiane për ‘Ndragheta-n’, ku mafiozët italianë pretendonin se kishin kontakte edhe me zyrtarë në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, ka nisur hetimet kryesisht. Arben Kraja ka shkuar në Itali, ku ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin e Antimafias, Cafiero de Raho.

Ndërkohë ambasadori Italian në Shqipëri Fabrizio Buccime anë të një psotimi në rrjetet sociale shprehet se ky takim ishte paralajmëruar nga ai mbrëmjen e djeshme.

“Mbledhje sot në mëngjes në Romë midis Prokurorit Kombëtar të Antimafias italiane Cafiero de Raho dhe Drejtuesit të SPAK Arben Kraja.  Janë këto “zhvillimet e rëndësishme” për të cilat fola mbrëmë me @ilvanoë.

Bashkëpunim i shkëlqyer e gjithmonë e më i ngushtë. Italia dhe Shqipëria bashkë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkruan Bucci.

Next Post

Karakaçanov: Maqedonia mund të bashkohet me BE vetëm nëse bashkohet me Bullgarinë ose bëhet një provincë shqiptare

Ka një të ardhme, unë kam biseduar me disa politikanë të Shkupit dhe u them atyre se ata kanë dy alternativa. Njëra është që ata të bashkohen me Shqipërinë në 20 vjet dhe të bëhen një provincë shqiptare, dhe tjetra është integrimi evropian normalisht brenda një shteti bullgar – thotë Karakaçanov. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: