U mbajt punëtoria e parë në Kosovë me MARRI

vull

Iniciativa rajonale për migrim, azil dhe refugjatë (MARRI) me seli në Shkup organizoi punëtori në Prishtinë me temë “Fuqizimi i dialogut rajonal dhe bashkëpunimi në fushën e migrimit” ( Strengthening Regional Dialogue and Cooperation on Migration ) në bashkëpunim me GIZ-in Gjerman.
Këtë punëtori e hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka i cili tha se është shumë i kënaqur që ky takim po mbahet për herë të parë në Republikën e Kosovës.
Republika e Kosovës prej vitit 2015 është anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë e cila përbëhet nga shtetet si Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia.
Në qershor të këtij viti, Republika e Kosovës do të kryesojë me presidencën e organizatës dhe do të implementohen prioritetet e propozuara me anë të mekanizmave të ndryshëm.
MARRI përfaqëson një instrument të rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve, shkëmbimin e informatave dhe përvojave, si dhe është standard i sigurisë, migrimit dhe azilit.
Në këtë punëtori morën pjesë zyrtarë nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, respektivisht zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, universitetet, organizatat joqeveritare si dhe organizatat ndërkombëtare etj.

Next Post

Rezervuari për ujë të pijshëm në f.Llabunishtë drejt fazës përfundimtare

Punimet për ndërtimin e rezervuarit për furnizim me ujë të pijshëm në f. Llabunishtë janë drejt fazës përfundimtare. Së shpejti një nga problemet që së fundmi ka shqetësuar banorët e fshatit Llabunishtë do të zgjidhet përfundimisht me ndërtimin e rezervuarit për ujë të pijshëm me kapacitet prej 700 m3. Ky […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: