Ujëvarat e Frankthit, bukuri natyrore të pazbuluara më parë

vull

Treva e Matit ka një pasuri të jashtëzakonshme jo vetëm në lëmin e historisë por edhe të natyrës. Destinacioni ynë i radhës janë dy ujëvara që shumë pak e dinë që ekzistojnë. Bëhet fjalë për dy ujëvarat në fshatin Frankth të Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit. Për të shkuar deri aty, duhet të ecësh në këmbë në një rrugë të cilën banorët e këtij fshati e bëjnë çdo ditë.

Pamja e ujëvarës së parë është vërtetë shumë e bukur e shoqëruar më shkëmbinj të lartë anash saj. Sasia e madhe e ujit që lëviz me rrëmbim e bën atë shumë tërheqëse, shoqëruar edhe nga pellgu që ka krijuar në fund të saj.

Ndërsa ujëvara e dytë, gjendet vetëm pak metra më larg, e për ta shijuar atë duhet të ngjitesh në shkëmbinj.

Në këtë pikë mund të shijosh të dy ujëvarat njëherësh pasi ndodhesh mbi ujëvarën e parë dhe në fund të pellgut të krijuar nga ana e dytë.

Të rinjtë e fshatit Frankth por edhe fshatrave të tjerë përreth kalojnë orët e nxehta të ditës pranë këtyre dy ujëvarave në ujin e kristaltë që buron nga mali i Qafshtamës.

Këto dy ujëvara ndodhen jo shumë larg qytetit të Burrelit, vetëm 2 kilometra nga fshati Frankth.

Next Post

Fuqia e pabesueshme e Nënë Natyrës: Një kanion që u zbulua vetëm kohët e fundit në botë

Po në lidhje me një udhëtim aventuresk në Islandë? Një vend i natyrës së paprekur, i krijuar nga veprimi i fortë i lumit fut frikë dhe vetëm kohët e fundit iu zbulua pjesës tjetër të botës. Do ta gjeni në pjesën lindore të Islandës në luginën Jökuldalur, të quajtur Stuðlagil. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: