Unazohen për herë të parë dy zogjtë e Lejlekut të Zi në Kosovë (Komunën e Kamenicës)

vull
Dy zogj të vegjël të Lejlekut të zi janë unazuar, e që është hera e parë e këtyre llojeve në Kosovë.
Fotografi i jetës së egër, Arian Mavriqi, ka njoftuar për unazimin e dy zogjve të Lejlekut të zi (Ciconia nigra).
Ai ka bërë të ditur se diçka e tillë po bëhet për herë të parë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, konkretisht bashkë me profesor Qenan Maxhunin i cili kishte unazat dhuratë nga kolegët gjerman dhe në bazë të shifrave që mbajnë unazat, ne e dimë që këta lejlekë janë të Kosovës, Kamenicës dhe kështu kudo që shihen ata në botë ne do kemi mundësi t’i identifikojmë.
Mavriqi ka theksuar se vitin tjetër planifikohet t’u vendosen GPS dhe kamera për transmetim drejtpërdrejtë ku do mund të ndiqen edhe direkt nga momenti i kthimit nga shtegtimi, çeljen e vezëve dhe deri tek momenti kur nisen për shtegtim./Motilokal.com
Next Post

Moti me shi deri të martën në Maqedoni, nga e mekura pritet stabilizim i motit

Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, deri të martën moti do të jetë i vranët dhe me reshje të shiut. Temperatura maksimale sot në shtet do të jetë në intervalin prej 26 deri 34 gradë celsius. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të shiut. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: