Ura e Zogut në Milot, asnjë ndërhyrje nga instancat për ta shpëtuar

vull

Ndonëse është një ndër monumentet më të veçanta në Shqipëri për shkak të konstruktit të saj, ura me harqe në Milot po vijon të shkatërrohet e pikërisht nga instanca shtetërore.
Prurjet e lumit Mat gjatë muajve të shirave janë të pashmangshme, pasi sasia e ujit që rrjedh në këtë lum është tepër e madhe, gjë e cila pasoi edhe me dëmtimin e njërës prej këmbëve të kësaj ure.
Por gjatë muajve të verës, është Bordi i Kullimit dhe Ujitjes Lezhë që pothuajse gjithë rrjedhën e lumit e devijon pikërisht në anën veriore të urës, e cila është në rrezik të dëmtimit total.

Ekspertët thonë se fakti që uji po merret për vaditje, nuk do të thotë që duhet rrezikuar patjetër ura e cila është monument kulture. Ura në fjalë ka rënë pre e dëmtimit të elementëve metalik të cilët janë vjedhur për tu shitur për skrap. Ndërkohë megjithëse situata në rrezik e kësaj ure është bërë publike prej muajsh, Ministria e Kulturës apo institucionet nën varësi të saj ende nuk kanë marrë asnjë masë fizike për të mos lejuar degradimin e mëtejshëm të kësaj vepre madhore të kohës së mbretërisë.

Next Post

Nesër mbahet Kuvendi i Degës së PDSH-së në Tetovë

Partia Demokratike Shqiptare, ka bërë të ditur me anë të një njoftimi se nesër do të mbahet Kuvendi i Degës Tetovë – e premte në ora 19:00 tek oborri i Gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq”.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: