Ushtarak dhe civil të Ministrisë së Mbrojtjes i përgjigjen aksionit humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut

vull

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes filloj aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, sesioni i dytë për këtë vit, për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës dhe nëpërmjet saj për pacientët në nevojë.

Ushtarak dhe civil, gra e burra, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes pa dallim në detyra dhe grada, u përgjigjen masivisht aksionit humanitar për dhurimin e gjakut, disa edhe për të dytën herë brenda këtij viti, e shumica prej tyre janë tanimë janë dhurues të rregullt.

Dhurues i rregullt vullnetar është edhe gjeneral major Gëzim Hazrolli, drejtor i drejtorisë së Operacioneve i cili së bashku me stafin tjetër të Ministrisë së Mbrojtjes i përgjigjen çdoherë këtij aksioni shumë human.

Mbarëvajtjen e aksionit nga afër e përcollën, kolonel dr. Xhevdet Tahiraj, drejtor i departamentit për Çështje Mjekësore në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut, dr. Bukurije Zhubi.

Nga mëngjesi dhe derë më tani, aksionit i janë përgjigjur mbi 50 dhurues vullnetar të gjakut dhe pritet që deri në mbarim të orarit të punës ky numër të jetë akoma më i madh.

Aksioni humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut, i dyti për këtë vit, po zhvillohet bazuar në planin e veprimit për vitin 2019 të drejtorisë për Politika dhe Plane, përkatësisht departamentit për Bashkëpunim Civil-Ushtarak dhe drejtorisë së Operacione/ departamenti për Çështje Mjekësore dhe do të vazhdoj të zhvillohet në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, deri më datë 2 shtator 2019.

Next Post

KRRE: Dizeli shtrenjtohet për gjysmë denarë

Çmimet e benzinës mbeten të pandryshuara, ndërsa çmimi i dizelit rritet për gjysmë denarë. Çmimet me pakicë të dizelit EURODIZEL dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri që nesër do të rriten për 0.50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, mbeten me çmime të njëjta. Çmimi i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: