Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ushtarakët e FSK-së gjejnë trupin e pajetë të përsonit të humbur në Bjeshkët e Rugovës

1 min read

Me vendim të ministrit të Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe sipas urdhërit të komandantit Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, një ekipi i Kërkim- Shpëtimit i FSK-së u angzhua në operacion kërkimi për një person të zhdukur në bjeshkët e Rugovës në Komunën e Pejës.

Ekipi profeionl i FSK-së prej 12 pjesëtarëve pas një operacioni të gjerë kërkimi, në një terren të vështirë ka arritur të gjej trupin e pajetë të personit të shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, me inicialet M.N. i moshës 50 vjeçare nga fshati Shtupeq i Madh i Pejës.

Ekipi i FSK-së trupin pa jetë e ka dorëzuar te Policia e Kosovës dhe familarëve të të ndjerit për procedura të metutjeshme.