Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Vdiq politologu Ramush Tahiri

1 min read

Ka vdekur politologu Ramush Tahiri, kështu ka njoftuar ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj.

“Qenka ndarë nga jeta analisti e politologu kosovar, Ramush Tahiri. Shpirti i mikut tonë u preht në paqe!”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.

Tahiri kishte qenë këshilltar i presidentes, Atifete Jahjaga si dhe i Nexhat Dacit, derisa ka qenë kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Për shumë vite ai ka qenë pjesëmarrës aktiv i jetës publike në Kosovë me diskutime, analiza dhe opinione për aktualitetin politik.

Pas vetës ka lënë gruan, profesoreshën universitare, Lindita Tahiri dhe dy djemtë/21Media